Kampi i të Drejtave të Njeriut: Super-Aktivistët rikthehen me trajnim të ri

Super-Aktivistët tanë nuk e kanë marrë këtë emër kot. Ata gjatë kësaj fundjave do të fillojnë me kampin e tyre të tretë për këtë vit, i cili do të foksuohet në këto shkathtësi:
- Fascilitim të aktiviteteve online
- Të kuptuarit e udhëheqjes së një klubi të Super-Qytetarëve
- Planifikimi i punës së tyre në Klubet e Super-Qytetarëve
- Informata bazike mbi të drejtat e njeriut
- Identifikimi i rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut
- Prodhimi i produkteve vetëdijësuese për çështjen e të drejtave të njeriut

Duke ndjekur punën e tyre, ju inspironi ata dhe ju jepni akoma më shumë përkrahje gjatë një kohe në të cilën ata kanë nevojë për përkrahje më shumë se kurrë!

Bashkohuni në rrugëtimin tonë dhe kuptojini se çfarë do të përgatisin ata në javët e ardhshme.

Ky kamp mundësohet nga Bashkimi Evropian dhe është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që është e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”.