llir Hoxha

Anëtar i bordit

Ilir Hoxha është mjek, hulumtues dhe konsulentë nga Kosova. Ai ka diplomuar në mjekësi në Universitetin e Prishtinës, ka përfunduar studimet e masterit në Menaxhim te Sistemeve Mjekësore në Shkollën e Londrës për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale. Iliri ka përfunduar edhe doktoraturën në Universitetin e Bernit.

Ai ka përvojë shumë-vjeçare në organizata ndërkombëtare si Banka Botërore, UNICEF-i, UNFPA-ja, USAID në Kosovë si dhe në ato të shoqërisë civile në Kosovë sikur Instituti për Studime të Avancuara – GAP, Rrejti Ballkanik për Hulumtime dhe Raportime – BIRN, Insituti i Prishtinës për Studime Politike, Rrjeti Kosovar për Aksion si dhe Qendra për Studime të Avancuara.

Tani Iliri punon për SOLIDAR Suisse si këshilltar i projektit për programin e dialgout për shëndetësi, ndërsa në të kaluarën ka qenë anëtarë i bordit në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).