Merita Gashi

Anëtare e bordit

Merita Gashi me përvojën e saj shumë vjeçare në drejtësi dhe shtet-ndërtim, ndër tjerash si këshillatare, lirgjeruese dhe kolumniste na është bashkuar ekipit tonë si anëtare e bordit.

Merita është e diplomuar në Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe dhe Franceze nga Universiteti i Prishtinës. Ka përfunduar studimet e masterit në Letërsi Krahasuese, poashtu dhe në Gjeopolitikë në Paris.

Ajo është këshilltare e Kryeprokurorit të Shtetit dhe gjithashtu Profesoreshë e Shkencave Politike në Kolegjin Universum. Në të kaluarën ka punuar si Këshilltare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ka përvojë shumë vjeçare në udhëheqje dhe vlerësim të proceseve dhe projekteve të ndryshme në institucione publike, poashtu dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore. 

Merita është aktiviste për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe një alpiniste e pasionuar pas natyrës.