Driton Hapçiu

Anëtar i bordit

Dritoni ka luajtur një rol kyç në fillimet e një numri të madh të organizatave të cilat janë tashmë të suksesshme, siq janë: KOHA Javore, RTV 21, Instituti i Informacionit dhe Teknologjisë– IPKO (Fondacioni IPKO dhe Instituti AUK), Ekonet (KS dhe AL).

Projektet e tij të fundit përfshijnë: RECURA (M&A; Menaxhimin e aseteve, Shërbimet këshilluese financiare), HARRISA (Kompania e testimit të sofware), PeshkuiArte.com (Reklama Online), CONCEPCION (Konsulencë për biznes dhe media sociale), SociaLive (Reklama të mediave sociale), dhe kohët e fundit si ridizajnues i modelit të biznesit CACTTUS (Edukimi CACTTUS dhe Zgjidhje të Biznesit CACTTUS) dhe në agjencinë e lajmeve KOSOVALIVE.

Aktualisht shëben si: Zyrtar i Strategjisë – CACTTUS. Drejtor Menaxhues HARRISA, anëtar i bordit në RECURA, anëtar i bordit në Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), Mentor i Rrjetit CEED dhe Mentor në ndërmarrjen EYE. Ai është gjithashtu njëri nga financuesit e Rrjetit të Engjëjve të Biznesit të Kosovës.