QENDRA E TRAJNIMEVE DHE BURIMEVE PËR AVOKIM

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) bazohet në besimin se qytetari i informuar është çelësi i një shoqërie demokratike, siç edhe po mundohet të jetë Kosova. Me bazë në Prishtinë, ATRC trajnon dhe asiston organizatat jo qeveritare (OJQ) në Kosovë për të profesionalizuar punën e tyre, për të artikuluar kërkesat e tyre dhe për të nxitur strukturat qeveritare për ndryshime.