Misioni ynë

Misioni ynë është përshpejtimi i ndryshimeve sociale në Kosovë duke investuar në rininë e saj.

Ne mendojmë t’a arrijmë qëllimin tonë duke ofruar (1) edukim jo formal dhe (2) programe për vullnetarizëm edukativ, gjë që ndihmon në gatishmërinë dhe motivimin e të rinjve për të qenë agjentë të ndryshimeve pozitive në shoqëri.

Programet tona janë të ndara në dy shtylla:

1. Edukimi dhe zhvillimi rinor- fokusohet në zhvillimin e lidershipit personal, shkathtësi sociale, edukimi qytetar dhe ndërgjejgjësimi ambiental.

2. Vullnetarizmi edukativ rinor në komunitet- që kanë për qëllim stimulimin dhe inkurajimin e të rinjve që t’i shërbejnë komunitetit me njohuri të reja, vetëbesim, dhe shkathtësi të zhvilluara në programet e TOKAs.

Në gjithçka që bëjmë, fokusi ynë kryesor është në rininë e komuniteteve rurale, dhe sigurimi i mundësive për ata që kanë vështirësi të arrijnë potencialin e tyre të plotë për shkak të rrethanave socio-ekonomike.

të arrijmë ndryshim shoqëror në Kosovë