Klubi Alpin "Dardania"

Klubi Alpin ‘Dardania’, organizon aktivitete alpinizmi/ngjitje në gurë në Kosovë

KA ‘Dardania’, u themelua ne fund të vitit 2013 me qëllim të zhvillimit të sportit të alpinizmit në Kosovë. Klubi u themelua nga Rinora Gojani, Milaim Kelmendi dhe Mentor Maloku. 

Qëllimi i Klubit Alpin ‘Dardania’ është: 
- të bëjë shënjimin e shtigjeve për alpinizëm (fillestar dhe ekstrem)
- të organizoj aktivitete alpinizmi për anëtarët e klubit dhe 
- të bëjë trajnimin e të rinjve për alpinizëm.