World Vision, Albania

 

World Vision është një organizatë ndërkombëtare e krishterë, zhvillimi dhe advokimi. Synimet e saj përqendrohen te mirëqenia e fëmijëve përmes zhvillimit komunitar dhe programeve humanitare afatgjata. World Vision e filloi veprimtarinë e vet më 1950 dhe, aktualisht, vepron në pothuajse 100 vende. Ajo administrohet nga një bord ndërkombëtar, me anëtarë të caktuar nga bordet e saj kombëtare. World Vision ka një staf me mbi 45,000 vetë dhe ka një buxhet vjetor global prej 2.7 miliard dollarësh amerikanë, me kontribute financimesh nga individë, nga sektori privat dhe nga agjencitë donatore.

World Vision e ofron asistencën e vet në bazë të nevojave, pavarësisht përkatësisë fetare. World Vision filloi të punonte në Shqipëri më 1999, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Qysh atëherë, fokusin e vet e ka zhvendosur te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë më në nevojë.