Forum MNE, Montenegro

Forum MNE ka qenë aktiv në Mal të Zi nga viti 2002. Filloi si Intstituti për Edukim Shoqëror PRONI, pastaj si Forum Syd, dhe që nga Marsi i vitit 2007, është njohur si Forum MNE. Më 28 Mars 2007, me vendimin e bordit themelues të Forum MNE dhe Forum Syd nga Suedia, Forum MNE u rrit nga një projekt ndërkombëtar në një organizatë kombëtare.

Forum MNE inicion strategji lokale për zhvillimin e komuniteteve, përmes edukimit joformal dhe punë komuniteti për rininë.
Prej themelimit, Forum MNE ka pasur mbështetjen e SIDAs - Agjensia Ndërkombëtare e Zhvillimit të Bashkëpunimit.

Nga viti 2006, Forum MNE ka zhvilluar ortakëri me një numër të madh donatorësh kombëtar dhe ndërkombëtar, si ERSTE Foundation, Europian Comission dhe Rockefeller Brothers Fund, në të njëjtën kohë duke filluar një rrjet të nivelit lokal, kombëtar dhe evropian.
Partnerët kombëtar të For

um MNE janë Direktorati i Rinisë, Ministria e Edukimit, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Qendra Profesionale Edukative, Zyrat e komunës, Parlamenti i Malit të Zi etj.

Zyra e Forum MNE gjendet në Podgoricë.

Organizata punëson katër persona, angazhon mbi 15 trajnerë dhe ka një rrjet të 250 punëtorëve të rinj dhe 100 vullnetarë. Menaxhohet nga Komiteti që përmban pesë anëtarë. Një asamble e organizatës përmban përfaqësues të rinj me të cilët punon Forum MNE, organizata partnere, shoqëri civile dhe institucione shtetërore.

Kjo organizatë ka zhvilluar regulla dhe procedura në menaxhimin e burimeve njerëzore, mbrojtjes së fëmijëve, sigurimi i kualitetit të punës të së rinjëve në komunitet, zhvillimin e rrjetit të vullnetarëve, organizatës së shkëmbimit edukativ të të rinjve dhe vullnetarëve dhe organizatës së kampeve për të rinjë. Forum MNE ka procedura të qarta financiare dhe e bazon programin e zhvillimit në plane strategjike të gjata për zhvillimin e pjesëmarrjes.