DEMOS-TI Trajnere
Tash e dy vite merrem me edukimin jo-formal në TOKA. Puna ime primare është si trajnere e demokracisë në projektin Demos-Ti, por gjithashtu jam përgjegjëse për futjen e gazetave dhe videove të prodhuara nga nxënësit në web-faqen e këtij projekti – www.demos-ti.org.
Unë kam studiuar Pedagogjinë e Përgjithshme ne Fakultetin e Edukimit në studimet bachelor, dhe momentalisht jam në përfundim të studimeve Master po në këtë fushë.
Dëshira e madhe për t’i parë të rinjtë e Kosovës duke u zhvilluar përmes metodave joformale, si dhe zgjërimin e diapazonit të njohurive që ata kanë më motivon shumë në punën që bëj.
Thënia e preferuar: ''Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë'' - Peter Drucker.