Fjolla Shaqiri

DEMOS-TI Trajnere

Në TOKA punoj si trajnere e demokracisë në projektin Punëtoritë e Demokracisë "Demos-Ti", me nxënës të moshave 11-15 vjeçare. Gjithashtu, jam edhe kryeredaktore e gazetave dhe videove të krijuara nga pjesëmarrësit e "Demos-Ti".

Jam duke përfunduar studimet për Psikologji të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës. Duke aspiruar të studioj Psikologji Klinike dhe të punoj si terapiste e muzikës, mua më pëlqen të bëj muzikë, të lexoj, të shkruaj dhe të fokusohem në vetë-rritjen time. 

''Nuk na duhet magjia ta ndryshojmë botën. Të gjithë fuqinë që na duhet e kemi brenda nesh'' - J.K. Rowling.