Blerina Muqolli

DEMOS-TI Trajnere

Si trajnere në projektin ''Demos-ti'' unë sigurohem që të gjithë pjesëmarrësit e punëtorive tona të mësojnë përmes aktiviteteve interaktive, rreth demokracisë dhe rolit që ata kanë në këtë sistem. Qëllimi im gjithashtu është që pjesëmarrësit të kuptojnë se ndryshimi fillon nga ta. Kështu, e bëjmë Kosovën më të bukur. 

Unë kam studiuar gazetarinë në Universitetin e Prishtinës ''Hasan Prishtina''. Në të kaluarën kam punuar si gazetare e fushës së arsimit, në gazetarinë e shkruar dhe atë televizive.

TOKA është një mrekulli e madhe dhe copëzat e kësaj mrekullie shihen kudo qe prek TOKA në shoqerinë tonë dhe kjo më motivon në punën që bëj.

Thënia e preferuar: "Nuk mund të bie shi gjithmonë".