Dorentina Murturi

DEMOS-TI Trajnere

Përveç rolit tim si trajnere e demokracisë në projektin Demos-ti, jam përgjegjëse për editimin e gazetave të prodhuara nga fëmijët dhe për mbarëvajtjen e aspektit pedagogjik brenda këtij projekti.

Unë kam studiuar Psikologji të përgjithshme në studimet bachelor, kurse tash jam në përfundim të studimeve Master në fushën ‘’Psikologji shkollore dhe këshillimi’’.

?farë më motivon në punë është investimi që mund të bëj në gjeneratat e reja përmes metodave të edukimit joformal, duke ndikuar kështu në ngritjen e njohurive dhe entuziazmit të tyre, i cili do ti ndjek gjatë gjithë jetës.

Thënia e preferuar: "Mendimet bëhen gjëra. Nëse e ke menduar, do ta mbash në dorë" - Bob Proctor.