Vesa Hasani

DEMOS-TI Trajnere

Si trajnere, sigurohem që ngrohtësia dhe afërsia të jenë elemente përbërëse gjatë marrjes së informatave bazike nga nxënësit. Po ashtu, si përgjegjëse pedagogjike sigurohem që të ketë sa më shumë interaktivitet në mes të nxënësve dhe edukatorëve të tjerë, si dhe të ofroj mbështetje pedagogjike në situatat kur është e nevojshme.

Kam studiuar Psikologjinë, në Universitetin e Prishtinës. Jam pjesëtare e Qendrës Kosovare për Psikoterapi Pozitive, ku jam çertifikuar si këshilluese në kursin bazik, kurse tashmë jam duke vazhduar trajnimet e kursit master në QKPP.

Kam bërë punë praktike në disa prej shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë, në SOS fshatrat e Kosovës, në organizata të ndryshme si në “ANAK” dhe në “Down Syndrome Kosova”.

E ardhmja e vendit janë fëmijët, dhe motivimi i tyre për të mësuar gjëra të reja është thesar për njerëzimin. TOKA është pikërisht organizata ku shumë fëmijë përmes aktiviteteve interaktive dhe mjedisit stimulues, arrijnë të kuptojnë dhe të mësojnë gjëra të cilat me të vërtetë i frymëzon ata që të hulumtojnë më shumë. Prandaj, puna me fëmijë është motivi kryesor për mua.

"Mënyra e vetme që të bësh punë të shkelqyeshme është që të duash atë punë që bën" - Steve Jobs.