Naim Robelli

Koordinator për edukim dhe projekte

Si koordinator për edukim unë sigurohem që të krijoj programe të mira edukative dhe sigurohem që ato të implementohen suksesshëm në mënyrë që të arrijnë sa ma shumë ndikim pozitiv te të rinjtë. 

Unë kam studiuar Agroekonomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Në të kaluarën kam punuar në sektorin privat si menaxher i shitjes dhe më vonë edhe si trajner i basketbollit në Klubin Basketbollistik Sigal Prishtina për moshat e reja, punë e cila më ka ndihmuar të kuptoj çfarë i motivon të rinjtë. 

Unë thellësisht besoj që edukimi është njëra prej elementeve kyçe për të zhvilluar një shoqëri, veçanërisht edukimi jo-formal të cilin e aplikojmë në TOKA jam i bindur që mund të arrij ndryshime pozitive në Kosovë.

Thënia e preferuar: "Askush përveç nesh nuk mund ta lirojmë mendjen tonë" - Bob Marley.