Jehona Gjurgjeala

Drejtore Ekzekutive - Executive Director

Si Drejtore Ekzekutive, roli im është të përkujdesem që TOKA të ketë ndikimin më të madh në numrin më të madh të të rinjve në Kosovë. Kjo përfshinë përcaktimin e planit strategjik të organizatës, zhvillimin e bashkëpunimeve me palët kyçe të interesuara, si dhe menagjimin e ekipit udhëheqës të organizatës.

Pas afër 15 vitesh studim dhe punë në Angli dhe Danimarkë, u ktheva në vendlindje që të nisë TOKA-n, një organizatë që ka për qëllim përmirësimin e shoqërisë kosovare duke investuar në edukimin e rinisë.
Kam përfunduar studimet Bachelor dhe Master në London School of Economics and Political Science, në këtë të fundit, si mbajtëse e bursës prestigjioze British Council Chevening Scholarship.

Punësimi im i fundit para kthimit në Kosovë ishte si Drejtore e Menaxhimit të Produkteve në Egencia (Kompani e Expedia), ku kam drejtuar shumë projekte të mëdha dhe me shumë ndikim në biznesin global. Si Drejtore Ekzekutive e Oxford Leadership Academy (OLA), isha pergjegjëse për rritjen e konsulencës dhe bashkëpunimeve, duke përfshirë hapjen e zyrës së Oxford-it. Po ashtu, kam përvojë të gjerë në sektorin jo-fitimprurës, në projekte bazike dhe kërkime, përfshirë bashkëpunimin me Girls Scouts USA në zhvillimin e një program mbi udhëheqësinë për të rinj.

Jam rritur në një kohë të vështirë në Kosovë, gjatë viteve të 90-ta, megjithatë pata mundësinë të zhvillohem e të bëhem e suksesshme për shkak të mbështetjes së shumë njerëzve që më ndihmuan në ndërkohë. Dua ta kaloj atë ndihmë te gjeneratat e ardhshme tani, që pikërisht ata të përshpejtojnë zhvillimin e Kosovës me kontributet e tyre kur të rriten.

Thënia e preferuar: "Leadership is a potent combination of strategy and character. But if you must be without one, be without the strategy.’" – Norman Schwarzkopf, Jr