Hatixhe Zeka

Menaxhere e Projektit - Project Menager

Roli i Hatixhës në TOKA është që të përkujdeset që programi i Vullnetarizmit Edukativ të jetë sa më cilësor, të përfshijë sa më shumë mësimdhënës e të rinjë dhe të sigurohet se një program i tillë ofron përvoja e vlera të reja tek të dy palët.

Puna më mësimdhënës e drejtorë të shkollave e ka përgatitur Hatixhën që ta njohë më thellësisht kontekstin shkollor të Kosovës, sfidat arsimore, potencialin vullnetar dhe dëshirën e mësimdhënësve për të ofruar risi në edukimin e nxënësve të tyre.

Ndërsa, studimet e saja në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës dhe puna më të rinjtë e ka bërë të kuptojë më shumë për zhvillimin emocional, social e psikologjik të tyre dhe të kuptoj më mirë botëkuptimin, vlerat dhe potencialin e tyre për të ndryshuar komunitetin.

Ajo mendon se një ndër shtytësit më të mëdhenj për zhvillimin e një shoqërie është edukimi cilësor dhe aftësimi i të rinjve për jetë. Në TOKA këto të dyja marrin vendin qendror dhe punohet me përkushtim drejt promovimit të një fryme të re në Kosovë. Këto gjëra i shtojnë motivimin që të punoj çdo ditë drejt këtij qëllimi.

Thënia e preferuar: "Somewhere, something incredible is waiting to be known." - Carl Sagan.