Rozafa Imami

Asistente e Projektit - Project Assistant

Rozafa i është bashkuar TOKA-s në vitin 2019 dhe menjëherë ka ra rënë në dashuri me energjinë që ofron puna me të rinjtë. Përveç detyrave të rregullta ditore në TOKA, ajo bashkë-udhëheq një klub të Vullnetarizmit Edukativ, të cilin e ka shumë përzemër.

Rozafa ka studiuar Histori në Universitetin Bogazici në Stamboll, Turqi. Ajo ka punuar për 7 vjet në Anibar (Festival Ndërkombëtar i Animacionit dhe Kinemaja Jusuf Gërvalla) dhe së fundi ka punuar edhe për Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Gjatë kohës së lirë, Rozafa pëlqen të shikojë filma, të merret me sport, të luajë kitare bas dhe shumë rrallë kur kreativiteti e kaplon, shkruan. I pëlqen ta konsiderojë veten si aktiviste.

Thënia e preferuar: "Do not go gentle into that good night. Rage, rage, against the dying of the light!" - Dylan Thomas