Rinor Berisha

Asistent I Financave, Administratës dhe IT - Financial, Administration and IT Assistant

Rinori është pjesë e TOKA-s që nga viti 2015, fillimisht si kampist në kampe edukative dhe si vullnetar në gjeneratën e parë të Super-Vullnetarëve të programit Vullnetarizmi Edukativ kurse tani si pjesë e stafit.

Në TOKA si Asistent i Financave, Administratës dhe IT-së, puna e tij është që të menaxhojë zyrën dhe ta mirëmbajë atë, të kujdeset për materialet e zyrës, t’i ndihmoj stafit nga ana e IT-së dhe po ashtu të asistojë në anën e financave.

Rinori është duke ndjekur studimet Bachelor në drejtimin e Arkitekturës si dhe pasion ka muzikën dhe artin. Qëllimi dhe përkushtimi për krijimin e një fryme të re të edukimit në Kosovë i ka dhënë edhe më shumë dëshirë Rinorit që t’i bashkohet stafit dhe ta mbështes per të arritur qëllimet e përbashkëta.

Thënia e preferuar: “Simplicity is the final achievement after one has played a vast quantity of notes and more notes, it is simplicity that emerges as the crowning reward of art.” – Frederic Chopin