Halide Morina

Asistente e Projektit - Project Assistant

Halidja është pjesë e TOKA-s që nga viti 2017 dhe tani është duke punuar si asistente e projektit. Ajo fillimisht ishte e angazhuar si fascilitatore e aktiviteteve arsimore joformale në projekte të ndryshme dhe kampe verore. Ajo është gjithashtu një Super-Mentore e grupit të Super-Vullnetarëve "Helping hands of Prishtina", ku përmes aktiviteteve të ndryshme dhe takimeve javore kanë arritur të implementojnë dy projekte me ndikim social në komunitet.

Më parë, Halidja ka punuar si mësuese e gjuhës angleze në sektorin e arsimit privat e publik dhe gjithashtu si vullnetare e qendrës arsimore "Partneriteti i Ideve". Ajo poashtu ka qenë e angazhuar pjesërisht si organizatore e veprimtarive dhe përkthyese e OJQ-së humanitare angleze "Phoenix Aid", ku së bashku me OJQ-të lokale kosovare, ata kanë punuar në fuqizimin e drejtpërdrejtë të grupeve të margjinalizuara në Kosovë.

Halidja aktualisht po bën studimet e saj master për "Administrim Biznesi dhe Ekonomi" në Kolegjin Universitar "Dardania", në Prishtinë. Së fundmi ajo është certifikuar si mësuese ndërkombëtare e anglishtes C.I.T.E., nga “Anglia Academy Examinations Kosovo”.