Hana Berisha

Koordinatore e Komunikimit - Communication Coordinator

Hana i është bashkuar TOKAs këtë vit. Detyra e saj është që të kujdeset që projektet e TOKAs të prezantohen sa më denjësisht tek publiku. Ajo kujdeset që të ju mbajë të informuar me cdo lajm dhe arritje të fundit të organizatës.

Hana është në ndjekje të studimeve në Fakultetin e Psikologjisë. Para se t'i bashkohet organizatës ajo ka punuar për kompani private, kryesisht në department të Burimeve Njerëzore. Kurioziteti është ajo që e shtyn Hanën përpara dhe ka një dashuri të madhe ndaj natyrës, librave, muzikës dhe filmave.

Admirimi i saj ndaj dedikimit të madh të organizatës që të investojë në ndryshime pozitive për të rinjtë, e ka motivuar edhe me shumë Hanën që t’i bashkohet stafit të TOKAs.

Thënja e preferuar: “With rebellion, awareness is born.” – Albert Camus