TË RINJË DHE TË MOSHUAR – KRIJIMI I URAVE DUKE U ARGËTUAR DHE MËSUAR

OJQ DRIT, Prishtinë

Nga: Suzanne Sontag

Koordinatore e projekteve

Në zemrën e këtij projekti është një ekip i motivuar vullnetar i 22 nxënësve të shkollave të mesme të cilët, çdo të Shtunë, për tre muaj, kaluan kohën duke i zbardhur ditët e banorëve të shtëpisë së moshuarve në Prishtinë, Kosovë.

Çdo javë, këta nxënës dizajnuan dhe zgjodhën aktivitetet që konsiderohen të përshtatshme për banorët e moshuar. Disa nga këto aktivitete ishin loja me shigjeta, ndëgjimi i muzikës klasike, vizatimi meditativ, dhe karaoke.
Vlera e këtij programi shihet në fytyrat e të moshuarve dhe të rinjve përderisa mësonin për njëri-tjetrin dhe ndërtuan ura mes botëve të tyre.

22 nxënësit pjesëmarrës tani kanë një ide më të madhe për komunitetin e tyre, si dhe ndërtimin ndërpersonal, komunikimin dhe aftësitë në punë ekipore.
Mbledhja e tyre e fundit më 5 Korrik shënoi fundin e këtij projekti, por në ta mbolli farën e komunitetit. Ata do të kthehen në shtëpinë e të moshuarve në Tetor të mbjellin pemë në kopshtin e tyre si shenjë dashurie dhe respekti.