PANAIRI I SHKENCËS

OJQ Lëvizja Koha, Vushtrri

Nga: Suzanne Sontag

Koordinatore e projekteve

Punë të bukura arti, eksperimente të mahnitshme shkencore dhe artefakte kulturore ju përshëndetin derisa jeni duke ecur në një palestër të mbushur me nxënës nga mbarë Kosova dhe regjioni – të cilët janë duke treguar projektet e tyre në lidhje me shkencën dhe kulturën. Ky Panair Shkencor dhe Kulturor u bë realitet përmes mundit të 25 nxënësve të shkollave të mesme të cilët u mentoruan nga stafi i Lëvizjes Koha në organizimin, realizimin dhe strategjinë e Panairit.

Këta 25 studentë ishin forca lëvizëse për gjetjen e donatorëve, planifikimin e aktiviteteve që lidhen me vullnetarizmin dhe fuqizimin e të rinjve, si dhe dokumentimin e procesit për informatat për hapat e ardhshëm të Panairit. Këta studentë të motivuar tani kanë përvojë në krijimin dhe realizimin e një projekti të madh. Me këtë përvojë dhe këto aftësi të fituara, këta studentë mund të vazhdojnë t'i japin përsëri komunitetit të tyre përmes projekteve të tyre dhe të jenë kontribues të vlefshëm për shoqërinë.

Nxënësit organizatorë fituan aftësi në menaxhim të projekteve, dokumentacionin, mbështetje të donatorëve dhe logjistikë. Çdo nxënës i përfshirë kishte përvoja që nuk do t’i harrojnë kurrë!