KLASË VERORE

Shkolla fillore "Teuta", Grashticë

Pjesëmarrësit në këtë projekt ishin pjesë e krijimit e një hapësire tërheqëse për klasën verore që mund të përdoret nga e gjithë shkolla për të rritur të mësuarit. 20 studentë u përfshinë në ndërtimin, ngjyrosjen dhe ideimin e klasës verore. Mësimdhënësit e tyre, një zdrukthtar i aftë dhe komuniteti i mbështetën ata në realizimin e këtij projekti.

Kjo hapësirë do t'u mundësojë studentëve të lidhen me ambientin e jashtëm kur të mësojnë për motin, të ofrojë një hapësirë për t’i vizatuar gjallesat e natyrës që i rrethojnë ose thjesht të jetë një vend ku nxënësit të ulen dhe të shoqërohen pas shkollës.