SUPER-VULLNETARËT E KASTRIOTIT NDIHMOJNË 100 FAMILJE!

Grupi i Super-Vullnetarëve të Kastriotit ndihmuan 100 familje me punën e tyre vullnetare!

23 Super-Vullnetarë së bashku me Super-Arsimtarët Dritëro Kelmendi dhe Diellza Sallova përfunduan projektin e tyre të parë me emrin “Solidarizimi me Bashkëmoshatarët”.

Ata me mbështetjen e shkollës “Ibrahim Rugova” shfaqën dy filma të vitit te ri ku me paratë e mbledhura ndihmuan me pako ushqimore 100 familje nga Kastrioti me kushte jo të mira.

Faleminderit Lajmi http://smarturl.it/lajmi.net për ndarjen e storjes si dhe të gjithë atyre që përkrahën projektin e Super-Vullnetarëve të Kastriotit.