SUPER-VULLNETARËT FESTOJNË FUNDIN E VITIT!

A e dini se Super-Vullnetarët takohen çdo javë dhe mësojnë më shumë për veten e tyre duke bërë aktivitete edukative dhe duke diskutuar rreth komunitetit dhe punës vullnetare?

Gjatë vitit 2018 ky grup i Super Vullnetarëve i cili udhëhiqet nga Super-Mentoret Rrezja dhe Halidja përmbyllën takimin e fundit me aktivitete relaksuese dhe festive ku patën rastin të reflektojnë për të arriturat e vitit që lamë pas. Ata po ashtu bënë plane për vitin 2019 rreth punës vullnetare dhe ndihmës së tyre në komunitet.

Viti 2019 na pret me shumë projekte vullnetare që tashmë ky grup janë të gatshëm t’i realizojnë!