APLIKO PËR KAMPIN E SUPER-VULLNETARËVE //2019 (MBYLLUR)

Shënim: Ju lutemi lexoni të gjitha informatat si Pyetjet më të shpeshta lidhur me kampet me kujdes! Forma e aplikimit ndodhet poshtë tekstit. Rekomandohet që forma e aplikimit të plotësohet në kompjuter (desktop apo laptop).

Datat e kampit: 04 - 09 prill, 2019

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë, Prishtinë - Kosovë

I hapur për: 14 - 17 vjeçarë

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: FALAS!

Shënim: Shpenzimet e rrugës nuk janë të përfshira. 

Informata rreth kampit:

Kampi i Super-Vullnetarëve është kamp një-javor i cili sjell së bashku 40 të rinjë nga e gjithë Kosova për një javë përplot argëtim dhe mësim. Gjatë këtij kampi do të zhvilloni shkathtësitë e punës në ekip, të komunikimit dhe të zgjidhjes së problemeve. Në thelbi të këtij kampi është kontribuimi në shoqëri përmes vullnetare.

Gjatë kampit ju do të:

- Krijoni shoqëri të reja dhe njëkohësisht zhvilloni shkathtësi,
- Ndërtoni gjëra kreative nga druri dhe materiale tjera,
- Përjetoni aventura në natyrë sikur hecja në mal, shigjetaria dhe ngjitja në murin alpin,
- Mësoni për veten përmes aktiviteteve të lidershipit dhe zhvillimit personal,
- Kontribuoni me punë vullnetare në të mirë të shoqërisë,
...dhe shumë përvoja të tjera me vlerë!

Nëse dëshiron të zhvillosh shkathtësitë tua duke bërë punë vullnetare dhe duke krijuar shoqëri të reja, atëherë Kampi i Super-Vullnetarëve është vendi i duhur për ty!

Për të marrë APLIKONI duke plotësuar formën e aplikimit më poshtë deri me 25 mars 2019!

Për përgjigjet në pyetjet e shpeshta klikoni këtu.

//Ky kamp mundësohet nga "Programi i shoqërise civile për Shqipërinë dhe Kosovën", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Kampi mbështetet edhe na nga Komuna e Prishtinës.