TOKA nuk është vetëm!

Toka është pjesë e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ të Evropës Qendrore dhe Lindore, rrjet i cili mbështetet nga Qendra Latin-Amerikane e cila vepron në Argjentinë dhe kontribuon në zbatimin dhe të gjeturat shkencore për Vullnetarizmin Edukativ. Qendra Latin-Amerikane kryesisht ndihmon organizatat partnere të këtyre shteteve përmes, trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve dhe shkëmbimeve, facilitimit dhe ndihmojnë në promovimin e Vullnetarizmit Edukativ.

TOKA ka partneritet edhe me organizatën New Horizons nga Rumania, e cila punon në programin e Vullnetarizmit Edukativ që nga viti 2002, dhe kanë më shumë se 250 klube në të gjithë vendin. Kjo organizatë është duke zhvilluar strategji që Vullnetarizmi Edukativ të bëhet pjesë e kurrikulës arsimore rumune. TOKA së bashku me New Horizons kanë bashkëpunuar në trajnimin e mësimdhënësve dhe mentorëve në Kosovë, dhe janë në partneritet të vazhdueshëm për të përmirësuar programin e Vullnetarizmit Edukativ.

Image