APLIKO PËR KAMPIN E SUPER-VULLNETARËVE //2018 (MBYLLUR)

Datat e kampit:
Fundjava e parë - 28, 29, 30 shtator, 2018
Fundjava e dytë - 12, 13, 14 tetor, 2018

Shënim: Pjesëmarrja në të dy fundjavët e kampit është e obligueshme!

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë, Prishtinë - Kosovë

I hapur për: 15-17 vjeçarë nga anembanë Kosova

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: FALAS!

Shënim: Shpenzimet e rrugës nuk janë të përfshira. 

Informata rreth kampit:

Kampi i Super-Vullnetarëve është kamp gjashtë-ditor i cili sjell së bashku 40 të rinjë nga e gjithë Kosova për një javë përplot argëtim dhe mësim. Gjatë këtij kampi do të zhvilloni shkathtësitë e punës në ekip, të komunikimit dhe të zgjidhjes së problemeve. Në thelbi të këtij kampi është kontribuimi në shoqëri përmes vullnetare.

Gjatë kampit ju do të:

- Krijoni shoqëri të reja dhe njëkohësisht zhvilloni shkathtësi,
- Ndërtoni gjëra kreative nga druri dhe materiale tjera,
- Përjetoni aventura në natyrë sikur hecja në mal, shigjetaria dhe ngjitja në murin alpin,
- Mësoni për veten përmes aktiviteteve të lidershipit dhe zhvillimit personal,
- Kontribuoni me punë vullnetare në të mirë të shoqërisë,
...dhe shumë përvoja të tjera me vlerë!

Nëse dëshiron të zhvillosh shkathtësitë tua duke bërë punë vullnetare dhe duke krijuar shoqëri të reja, atëherë Kampi i Super-Vullnetarëve është vendi i duhur për ty!

Për të marrë pjesë APLIKONI poshtë deri me 20 shtator 2018!

Shënim: Për aplikantët që do të pranohen, ne sigurojmë dokument dëshmues nga TOKA në rast nevoje për arsyetimin e mungesave për dy të premtet gjatë kampit (28 shtator dhe 12 tetor).

Për përgjigjet në pyetjet e shpeshta klikoni këtu.

//Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi poashtu përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe nga kompania KIVO.

A webform by Podio - click here to get yours