TOKA ka filluar të implementojë programin e Vullnetarizmit Edukativ që nga viti 2017 dhe deri më tash në këtë program janë përfshirë mbi 1,500 të rinjë të moshës 12-17 vjeç, nga më shumë se 35 shkolla në 13 komunave të Kosovës.
Këta të rinjë janë pjesë e klubeve vullnetare të cilat mbështeten nga TOKA. Klubet udhëhiqen nga mësimdhënës apo persona të shoqërisë civile mbi moshën 18 vjeçare të cilët trajnohen sipas metodologjisë IMPACT e cila ka të bëjë me të mësuarit përmes përvojës.
Pra, kush janë Super-Arsimtarët, Super-Mentorët dhe Super-Vullnetarët?
Super Arsimtarët
Janë mësimdhënës të shkolllave fillore apo të mesme
Janë mësimdhënës të shkollave publike apo të mesme
Kanë motiv dhe entuziazëm për të ofruar përvojë atraktive për nxënësit e tyre
Dëshirojnë të përforcojnë metoda të reja dhe moderne të mësimdhënies
Super-Mentorët
Janë persona të shoqërisë civile mbi moshën 18 vjeçare, zakonisht studentë te fakultetit të edukimit, psikologjisë ose sociologjisë
Dëshirojnë të punojnë me të rinjë
Dëshirojnë të kontribuojnë dhe të përmirësojnë komunitetin e tyre
Dëshirojnë të përfitojnë shkathtësi të reja në punën me të rinjë, në menaxhimin e projektit dhe teknikat e facilitimit
Super-Vullnetarët
Janë të rinjë të moshës 12-17 vjeç
Dëshirojnë të fitojnë shkathtësi të reja për jetë
Dëshirojnë të formojnë shoqëri të re
Dëshirojnë të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe të përmirësojnë komunitetin e tyre
Pjesë e rëndësishme e programit të Vullnetarizmit Edukativ janë edhe komunat dhe bizneset të cilat mbështesin klubet dhe projektet në mënyra të ndryshme.
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.