Heronjtë e Vullnetarizmit Edukativ

TOKA ka filluar të implementojë programin e Vullnetarizmit Edukativ që nga viti 2017 dhe deri më tash në këtë program janë përfshirë mbi 1500 të rinjë të moshës 12-17 vjeç, nga më shumë se 35 shkolla të 13 komunave të Kosovës.

Këta të rinjë janë pjesë e klubeve vullnetare të cilat mbështeten nga TOKA. Klubet udhëhiqen nga mësimdhënës apo persona të shoqërisë civile mbi moshen 18 vjeçare të cilët trajnohen në metodologjinë IMPACT e cila ka të bëjë me të mësuarit përmes përvojës.

Pra, kush janë Super-Arsimtarët, Super-Mentorët dhe Super-Vullnetarët?

 

Super Arsimtarët

Janë mësimdhënës të shkolllave fillore apo të mesme

Janë mësimdhënës të shkollave publike apo të mesme

Kanë motiv dhe entuziazëm për të ofruar përvojë atraktive për nxënësit e tyre

Dëshirojnë të përforcojnë metoda të reja dhe moderne të mësimdhënies

 

Super-Mentorët

Janë persona të shoqërisë civile mbi moshën 18 vjeçare, zakonisht studentë te fakultetit të edukimit, psikologjisë ose sociologjis

Dëshirojnë të punojnë me të rinjë

Dëshirojnë të kontribuojnë dhe të përmirësojnë komunitetin e tyre

Dëshirojnë të përfitojnë shkathtësi të reja në punën me të rinjë, në menaxhimin e projektit dhe teknikat e facilitimit

 

Super-Vullnetarët

Janë të rinjë të moshës 12-17 vjeç

Dëshirojnë të fitojnë shkathtësi të reja për jetë

Dëshirojnë të formojnë shoqëri të re

Dëshirojnë të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe të përmirësojnë komunitetin e tyre

 

Pjesë e rëndësishme e programit të Vullnetarizmit Edukativ janë edhe komunat dhe bizneset të cilat mbështesin klubet dhe projektet në mënyra të ndryshme.

Image
Image
Image