Kampi Ajri

Një prekje e natyrës i afron gjithë njerëzit e botës – William Shakespeare

‘Kampi Ajri’ është kamp residencial njëjavor për të rinjtë kosovarë i cili do të organizohet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që t’i thellojnë njohuritë e tyre për natyrën, konkretisht për Parkun e Gërmisë, të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe poashtu të zhvillojnë aftësi të reja përmes aktiviteteve të ndryshme që ofrohen në Kamp.

Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të mësojnë dhe zbaviten përmes_

  • Njoftimit me bukuritë natyrore të Kosovës
  • Socializimit me moshatarët e tyre nga vende të ndryshme të Kosovës, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të shoqërive të reja
  • Zhvillimit të aftësive të reja që mund të jenë të dobishme për ta në të ardhmen
  • Aktiviteteve sportive – si ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
  • E shumë të tjera!

Kur dhe ku?
Ky kamp do të realizohet nga data 06 – 12 korrik 2016  në Parkun nacional Gërmia – Qëndra Rekreative Rinore.

Mosha?
13-14 vjeç.

Sa kushton?
Nga pjesëmarrësit kërkohet një kontribut prej 50 euro, për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të ushqimit dhe fjetjes. Pjesën tjetër të kostove, duke përfshirë koston e programit dhe paisjeve, e mbulon TOKA.

Pagesa duhet të bëhet më së largu 3 ditë pas lëshimit të faturës nga TOKA.
Në rast se pjesëmarrësi/ja vendos të mos marrë pjesë në kamp, atëherë na njofton dhe kthimi i parave do të bëhet si në vijim:

  • 1 muaj para fillimit të kampit – kthehet 100% shuma e të hollave
  • 2 javë para fillimit të kampit – kthehet 50% shuma e të hollave
  • 1 javë para fillimit të kampit – nuk kthen të hollat.

 Një numër i limituar i bursave do të ofrohet për kandidatët që dëshmojnë se kanë kushte të rënda ekonomike.

Po ashtu nga kandidatët kërkohet një depozit prej 25 euro si garancion për dëmët që mund të ndodhin përgjatë kampit. Këto të holla do te kthehen në fund të kampit nëse nuk është shkaktuar ndonjë dëm.

Nga të gjithë pjesëmarrësit pritet që të ofrojnë orë vullnetare në shërbim të komunitetit, gjatë ose pas përfundimit të kampit.

Ky kamp përkrahet nga World Wide Fund for Nature, Rockefeller Brothers Fund dhe Komuna e Prishtinës.

Nëse po ju pëlqen ideja, atëherë aplikoni këtu deri më 4 Korrik 2016.

Nëse keni ndonjë pyetje, atëherë na kontaktoni në info@toka-ks.org

Për të pasur një ide se si duket një kamp i organizuar nga TOKA, atëherë kliko këtu për të parë galerinë me foto dhe video të kampeve të kaluara.

WWF640x400rbf-logo_color_left_largeKomuna-e-Prishtines