Një mundësi e rallë për të shijuar aktivitetet e Kampeve të TOKAs këtë verë!
Për nder të Muajit të Rinisë, Super-Vullnetarët e TOKAs do t’i hapin dyert e Kampit të tyre për të rinjtë nga diaspora dhe Kosova.
Një numër i limituar të mysafirëve do të kenë mundësinë të krijojnë shoqëri të re përmes aktiviteteve zbavitëse dhe edukative që i ofron TOKA.
Prioritet kanë të rinjtë nga diaspora që duan të takojnë bashkëmoshatarë nga Kosova.
Aktivitetet do të mbahen në Qendrën Rekreative Gërmia, të enjtën me 5 gusht, nga ora 17.15-18.30.
Nëse je vajzë apo djalë i/e moshës 9-13 vjeçare, APLIKO TANI në këtë vegëz.
Afati për aplikime është e mërkurë, 4 gusht, deri në orën 16.00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen më informatat shtesë për këtë aktivitet.
Muaji i Rinisë organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aktiviteti Kampit mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.