Themeluesja e TOKA, e angazhuar si Drejtore Ekzekutive prej 10 vitesh. Nga janari i 2025 do të vazhdojë rrugëtimin e saj në organizatë si anëtare e Bordit, duke ia përcjellur lidershipin koleges së saj Hatixhe Zekës.
Pas afër 15 vitesh studim dhe punë në Angli dhe Danimarkë, ajo u kthye në vendlindje që të nisë TOKA-n, një organizatë që ka për qëllim përmirësimin e shoqërisë kosovare duke investuar në edukimin e rinisë.
Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në London School of Economics and Political Science, në këtë të fundit, si mbajtëse e bursës prestigjioze British Council Chevening Scholarship.
Punësimi i saj i fundit para kthimit në Kosovë ishte si Drejtore e Menaxhimit të Produkteve në Egencia (Kompani e Expedia), ku ka drejtuar shumë projekte të mëdha dhe me shumë ndikim në biznesin global. Si Drejtore Ekzekutive e Oxford Leadership Academy (OLA), ishte përgjegjëse për rritjen e konsulencës dhe bashkëpunimeve, duke përfshirë hapjen e zyrës së Oxford-it. Po ashtu, ajo ka përvojë të gjerë në sektorin jo-fitimprurës, në projekte bazike dhe kërkime, përfshirë bashkëpunimin me Girls Scouts USA në zhvillimin e një programi mbi udhëheqësinë për të rinj.
Ajo është rritur në një kohë të vështirë në Kosovë, gjatë viteve të 90-ta, megjithatë pati mundësinë të zhvillohet e të bëhet e suksesshme për shkak të mbështetjes së shumë njerëzve që e ndihmuan në ndërkohë. Dëshiron ta kalojë atë ndihmë te gjeneratat e ardhshme tani, që pikërisht ata të përshpejtojnë zhvillimin e Kosovës me kontributet e tyre kur të rriten.
Thënia e saj e preferuar: “Leadership is a potent combination of strategy and character. But if you must be without one, be without the strategy.’” – Norman Schwarzkopf, Jr.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.