Valon Xharra

Valon Xharra është një ndërmarrës, investitor, dhe ekspert i menaxhimit të rrezikut shumë i suksesshëm, me më shumë se 20 vjet përvojë në këshillim të kompanive ‘Fortune 500’ si dhe udhëheqje të ekipeve të mëdha ndërfunksionale. Pas shpërnguljes në Shtetet e Bashkuara, Valoni ka mbajtur poste të larta drejtuese në disa kompani të mirënjohura botërore. Në rolet e tij, Valoni ka ndërtuar programe të menaxhimit për shumë kompani të teknologjisë dhe organizata ndërkombëtare, ka formësuar strategji komerciale të bizneseve për t’u siguruar që ato funksionojnë në mënyrë efikase dhe efektive, si dhe ka udhëhequr ekipe të ndryshme për të tejkaluar qëllimet e tyre.

Valoni ka diplomë masteri në Administrim Biznesi nga Universiteti i Bostonit, si dhe diplomë masteri në Politikat e Sigurisë Ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias të Marëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike. Ai është kryetar i Bordit të fondacionit “Action for Mothers and Children”, një OJQ me bazë në Kosovë që punon për të shpëtuar dhe përmirësuar jetët dhe shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha