BURSISTËT E KAMPIT TË “SUPER-VULLNETARËVE” VIZITUAN KOMPANINË KIVO DHE DY SHKOLLAT E KAÇANIKUT!

3 Nëntor, 2018

Javën e kaluar 7 kampistët Kaçanikas të cilët fituan bursa nga kompania KIVO për tu bërë pjesë e kampit të “Super-Vullnetarëve”, së bashku me stafin e TOKAs vizituan fabrikën e produkteve të plastikës KIVO.

Kompania KIVO është një ndër 5 eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë dhe ka përkrahur kampin e “Super-Vullnetarëve”.

Pas vizitës në fabrikë, bursistët ju treguan përfaqësuesëve të KIVOs projektet vullnetare që ata kanë realizuar në shkollën fillore “Idriz Seferi” dhe atë të mesme “Feriz Guri & Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. Hapësirat e këtyre shkollave kampistët i kanë pasuruar me dollape dhe shporta nga druri të ndërtuara gjatë kampit të “Super-Vullnetarëve”.

//Faleminderit KIVO Kosova për përkrahjen e kampit të “Super-Vullnetarëve” dhe kampistëve nga Kaçaniku!

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha