Të pëlqen të mendosh për zgjidhje të problemeve në mënyrë kreative ?

Kënaqesh kur mëson për mediat sociale?

Don të dish se si ti mund të bësh ndryshme në shoqëri?

Atëhere e ke vendin në kampin ʺChangemakersʺ!

ÇKA ËSHTË ʺCHANGEMAKERSʺ?
CHANGEMAKERS është kamp veror për të rinjë nga Kosova, Maqedonia dhe Suedia, ku kalohet një javë e paharrueshme.

Është vend ku do të bësh shokë e shoqe të reja dhe ku do të mësosh se si mund t’i përdorësh mediat sociale, videot dhe flash-mobs për të bërë ndryshime në komunitetin tend. Përveç argëtimit, do të zhvillosh shumë shkathtësi komunikimi dhe teknologjike të cilat do të të duhen në jetë.

MOSHA?
16-20 vjeç

KU DHE KUR?
Në Qendrën Rekreative Gërmia në Prishtinë. Me datën 25 Qershor deri 1 Korrik 2017.

PROGRAMI?
Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të gjithë të argëtohen dhe mësojnë përmes:
– Aktiviteteve socializuese
– Edukimit jo-formal
– Të zhvilluarit e mendimit kritik
– Lojërave sportive – sikur ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
…dhe shumë eksperienca të tjera!

SA KUSHTON?
Është falas!

Krejt çka duhet është të plotësoni formën poshtë ↓ deri me 10 Qershor 2017.

PRITJET NGA JU?
Kampi do të zhvillohët në gjuhën angleze, prandaj për të marrë pjesë në kampin Changemakers, ju duhet të keni një nivel të mirë të gjuhës angleze.

Gjatë kësaj jave në kamp do të mësoni shumë, andaj presim nga ju që pas përfundimit të kampit këtë dije ta ndani me të tjerët përmes punës vullnetare në komunitetin tuaj.

KE NEVOJË PËR INFORMATA SHTESË?
Nëse keni ndonjë pyetje ju lutemi vizitoni FAQ ose na kontaktoni në camps@toka-ks.org

Për të parë se si duket një kamp I organizuar nga TOKA, klikoni këtu për foto dhe video.

KAMPI Changemakers

Aplikoni këtu deri me 10 Qershor 2017.

CRAZY FUN

Crucifix mustache fingerstache distillery. Kogi drinking vinegar vegan, chambray normcore four loko yr biodiesel bitters.

KAMPI GO WILD

Aplikoni këtu deri me 5 Korrik 2017.

KAMPI I DIASPorës

Aplikoni këtu deri me 10 Korrik 2017.

Kampi ``International``

Aplikoni këtu deri me 10 Korrik 2017.

KAMPI DESIGN FOR NATURE

Aplikoni këtu deri me 10 Korrik 2017.

Afati i aplikimit për këtë kamp është mbyllur. Ju lutemi klikoni këtu që të shikoni kampet tjera që janë të hapura.

Përkrahur nga: