Për herë të parë këtë vit, u mbajt Dita e Solidaritetit me Diasporën, një nismë e re që synon të forcojë lidhjet midis Kosovës dhe komunitetit të saj të diasporës, dhe për të promovuar angazhimin e përbashkët për komunitetin.
Me 29 korrik 2024, në bashkëpunim me organizatën partnere GERMIN në kuadër të programit OriginAL, 27 të rinj (18-24 vjeç) nga diaspora u angazhuan në 12 biznese dhe mblodhën një fond prej 320 euro.
Gjatë muajit korrik solidarë janë bërë 8 biznese të reja, kurse 4 të tjerat u ribashkuan nga iniciativat e kaluara të Ditës së Solidaritetit.
Këto fonde do të përdoren për të mbështetur Çmimin e Vullnetarit/es të Vitit nga Diaspora – një iniciativë që ka për qëllim të nderojë dhe të vlerësojë individët nga diaspora të cilët kanë kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e komunitetit në Kosovë, dhe të inspirojë të tjerët të bëjnë të njejtën.
Një falenderim i shkon partnerëve tonë nga GERMIN, si një organizatë e mirënjohur për angazhimin e saj me diasporën, e cila bëri të mundur realizimin e kësaj dite me sukses; si dhe vullnetarëve të OriginAL, të cilët me entuziasmin dhe zellin e tyre lanë pasë gjurmët e tyre në komunitet.
Gjithashtu, bizneset lokale duke hapur dyert e tyre për vullnetarët, vazhdojnë të dëshmojnë se janë të gatshëm të mbështesin iniciativat që kontribuojnë mbi komunitetin dhe nxisin lidhjet pozitive me diasporën.
Suksesi i këtij aktiviteti do të hap rrugën për iniciativat e radhës, ku diaspora jonë do të vijojë angazhimin e saj për ta bërë Kosovën një vend me të mirë.
Dita e Solidaritetit me Diasporë u organizua në bashkëpunim me organizatën GERMIN në kuadër të Programit OriginAL.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.