Pyetjet më të shpeshta

Kampet verore të TOKA-s janë kampe rezidenciale të cilat mbahen në Qendren Rekreative Gërmia në Parkun e Gërmisë në Kosovë. Qëllimi i kampeve është fuziqimi dhe inspirimi i të rinjëve të mësojnë shkathtësi të reja, të kujdesen për ambientin dhe kontribuojnë për të mirën e komunitetit të tyre. Këtë e arrijmë përmes aktiviteteve dhe lojërave të ndryshme që i zhvillojmë gjatë gjithë javës në kamp. Në kampet e TOKA’s, ju do të keni mundësin të shijoni ecjen në natyrë, të zhvilloni lojëra të ndryshme që stimulojnë punën në grup, krijoni shoqëri të reja në Kosovë dhe kaloni një kohë relaksuese afër zjarrit të kampit, duke shikuar yjet në qiell.

Kampet e TOKA-s janë të hapura për pjesëmarrës të gjinive, etnive, kushteve socio/ekonomike, aftësive fizike dhe nacionaliteteve të ndryshme..

Mosha e pjesëmarrësve definohet në varësi të natyrës së kampit.
Zakonisht pjesëmarrësit i përkasin moshës prej 14-20 vjeçare.

Kjo varet nga programi i kampit, por zakonisht zgjatë 3 deri 8 ditë.

Në varësi të programit, TOKA planifikon që të ketë rreth 40 pjesëmarrës për secilin kamp.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve bazohet në këto kritere:

  • Mosha – pjesëmarrësit duhet të jenë në moshën e paraparë me kamp.
  • Gjinia – çdo kamp i TOKA-s ka përfaqësim të barabartë të vajzave dhe djemve.
  • Gatishmëria për të bërë punë vullnetare – TOKA i vlerëson dhe dëshiron t’i përkrahë ata që kanë dëshirë të kontribojnë që Kosova të jetë një vend më i mirë. Andaj, prioritet i japim kandidatëve që janë të motivuar për punë vullnetare dhe shërbim në komunitet. Kjo është arsyeja pse në format e aplikimit për kampe në kërkojmë nga pjesëmarrësit një video një-minuteshe ku shpjegojnë motivimin e tyre për pjesëmarrje.
  • Diversiteti – ne besojmë se programi më i begatshëm është ai ku pjesëmarrësit kanë mundësinë të mësojnë nga njëri tjetetri. Andaj, gjatë përzgjedhjes së kandidatëve mundohemi që të kemi poashtu pjesëmarrës me prejardhje/histori të ndryshme.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur nën moshen 18 vjeçare janë të obliguar që ta dërgojnë aprovimin e prindit, të nënshkruar para fillimit të kampit, përndryshe nuk mund të marrin pjesë në kamp. Autorizimi i prindit do të ju dërgohet pjesëmarrësve pasi ata të jenë pranuar në kamp.

Kostoja e pjesëmarrjes varet nga programi i kampit – informatat e sakta mund t’i gjeni në faqen e Kampit specifik. Megjithatë, në çdo kamp ofrohen një numër i limituar i bursave, që i mundëson bursistëve të marrin pjese pa pagesë. Prandaj, nëse vertetë dëshironi të merrni pjesë në kamp, mirëpo keni nevojë për bursë, ju lutemi shënoni në formën e aplikimit.

Në mënyrë që të kualifikoheni për bursë për kampet e TOKA-s, ju duhet të dërgoni dëshminë që jeni përfitues të asistencës sociale ose që të hyrat familjare tuajat nuk janë të larta. Ne do të kërkojmë këtë dëshmi nga ju pasi ju jeni pranuar në kamp.

Kampet mbahën në Qendrën Rekreative Gërmia në Prishtina. Për instruksione se si të arrini në kamp, klikoni këtu.

Do të kemi një miks të gjuhëve por në shumicën e kampeve do të përdoret gjuha shqipe, me përjashtim të Kampit Change Makers dhe Kampit Ndërkombëtar TOKA të cilët do të mbahën në gjuhën angleze.

Gjithsesi, TOKA do të ju këshilloj dhe ndihmoj më shumë knaqësi në rezervimet e fluturimeve tuaja. Megjithatë, në shumicën e rasteve TOKA nuk mbulon shpenzimet e udhëtimit.

Nese ju arrini 1-2 ditë para fillimit të kampit, TOKA do të kujdeset për akomodimin tuaj. Akomodimi juaj do të jetë ose në Qendrën Rekreative Gërmia, apo në shtëpinë e njërit nga stafi i TOKA’s. Por është shumë me rendësi që ju të informoni TOKA-n në kohë lidhur me arritjen tuaj dhe nevojën për akomodim.

Po, nëse jeni pjesëmarrës ndërkombëtar TOKA do të dërgoj një person nga stafi i cili do të ju pres në airport. Në menyrë që ne të ju presim në airport, ju duhet paraprakisht të na dërgoni informatat lidhur me fluturimin tuaj.

Shumica e shteteve nuk kanë nevojë për viza që të vizitojnë Kosovën. Megjithatë, ne ju rekomandojmë të vizitoni faqen e Ministrise së Punëve të jashtme në Kosovë (http://www.mfa-ks.net/?page=1,87) ku do të gjëni listen e shteteve që kanë apo nuk kanë nevojë për vizë të vizitojnë Kosovën.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit nuk kanë nevojë të shpenzojnë mjete financiare gjatë kampit. Megjithatë, ju duhët të sjellni një depozit prej 25 Euro si garancion për dëmet që mund të shkaktoni në kamp. Këto mjete do të ju kthehën në fund të kampit nëse nuk keni shkaktuar ndonjë dëmtim. Gjithashtu, nëse nuk ju nuk i sjellni ҫarҫafët tuaj në kamp, atëhere jeni të detyruar të paguani 10 Euro për përdorimi të ҫarҫafëve të Qëndres Rekreative.

Gjatë vizitave dhe eksurzioneve që i zhvillojmë në kuadër të kampeve, ju do të keni mundësin të bleni suvenire dhe ushqime të lehta për të cilat duhët të paguani nga xhepi juaj.

Paraja zyrtare e Kosovës është Euro.

Realisht po, mirëpo prioriet do të kenë pjesëmarrësit e rinjë.

Sipas nevojës dhe përshtatjes së tyre në një kamp të caktuar, TOKA mund t’i angazhojë si vullnetarë. Ju lutemi na kontaktoni nëse jeni të interesuar për programet tona. Ne do të mundohemi të marrim vendimin më të mirë.

Po, ju mund të aplikoni në më shumë se një kamp. Megjithatë, ne do ju japim prioritet pjesëmarrësve të rinjë.

TOKA do të mbuloj tri shujta në ditë për pjesëmarrës. Ne ju rekomandojmë pjesëmarrësve të sjellin ushqime të lehta/thata me vete të cilat mund t’I mbajnë në kabinat e tyre. TOKA mundohet të akomodoj nevojat dietale të secilit pjesëmarrës, prandaj ju lutemi na informoni më kohë nëse keni ndonjë kërkesë për ushqim.

Në secilin kamp TOKA do të merrët me pjesën organizative dhe të zhvillimit të programit/aktiviteteve duke angazhuar edukatorë vendas dhe ndërkombëtarë, staf organizativ dhe vullnetarë. Poashtu, në kampe shpesh do t’i kemi edhe bashkëpunëtorët tanë që do të merren me implementimin e aktiviteteve të specializuara përgjatë kampeve.

Përkrahësit tanë kryesor janë:

Rockefeller Brother Fund

Komuna e Prishtinës

World Wide Fund for Nature – Adria (WWF Adria)

Instruksionet për paketim

  • Rroba të rehatshme për kohë të nxehtë
  • Rroba të rehatshme për temperature të natës
  • Çarçafa (për dyshek, mbulesa dhe jastëk) – obligative. Nëse pjesëmarrësi nuk i sjellë këto, duhet tē paguajë 10 euro per t’i siguruar ato nga Qendra.
  • Rroba për hiking (pantolla me gjepa anash, këmisha me katrorë, çantë të shpinës, etj.)
  • Këpucë sportive për ecje
  • Papuqe
  • Kapele
  • Syze të diellit
  • Kremë kundër diellit
  • Kremë kundër mushkajave
  • Ndërresa personale
  • Pëshqir
  • Çorape
  • Pizhama
  • Gjëra për higjenë personale (brushë dhe pastë të dhëmbëve, shampon, sapun)
  • Instrument muzikor nëse dini të luani me të.

Struktura e Qendrës Rekreative në Gërmi (QRG) dhe Gërmisë në tërësi

  • Janë 13 shtëpiza të drurit me mundësi akomodimi për 4 përsona secila. Secila shtëpizë është e pajisur me banjo, krevat, dollap dhe tavolinë me katër karrika.
  • Ndërtesa kryesore – e cila ka një sallë të madhe në katin e parë dhe disa hapësira të tjera që mund të shfrytëzohen për punëtori në hapësira të mbyllura.

Kampi është i rrethuar nga drunjët dhe ka dy hapësira për mbajtjen e aktiviteteve në natyrë.

Prapa QRG-së ekziston Muri Alpin i cili menaxhohet nga Federata e Alpinistëve të Kosovës, por të cilin TOKA e shfrytëzon gjatë kampeve.

Liqeni më i afërt është Liqeni i Badovcit dhe është rreth 4 orë ecje.

Të jetosh një javë në Gërmi

15 min vozitje nga qendra e Prishtinës, ndërsa 45 minuta nga Aeroporti i Prishtinës.

Varet nga stacioni që merrni, por autobusi i cili ka linjë nga Bregu i Diellit – Qendër – Gërmi është numër 4 dhe kushton vetëm 40 cent.
Sa i përket taksit, çmimet po ashtu janë relativisht të lira. Nga stacioni i autobusave deri në QRG mund të kushtojë deri në 5 euro, kurse nga aeroporti i Prishtinës deri në QRG rreth 15 euro.

Katër stinët janë pothuajse të njëjta me atë që e mësojmë. Pranvera nga 10-20°, vera nga 25-35°.

Nëse keni pyetje të tjera, atëherë mos hezitoni të na shkruani në camps@toka-ks.org