TOKA ka kënaqësinë të ju informoj se është bërë përzgjedhja e 6 projekteve fituese të granteve të vogla për vullnetarizëm edukativ.

Do të përkrahim 3 organizata jo qeveritare dhe 3 shkolla fillore në projektet e tyre kreative, të cilat do të angazhojnë të rinjtë e Kosovës në fusha të ndryshme. Ata do të përfitojnë shkathësi të reja, punojnë me komunitetin e tyre dhe kontribojnë shoqërisë.

Ne do të ju informojmë për mbarëvajtjen e projekteve në muajt e ardhshëm.

Projektet fituese janë:

1. OJQ Development Research Innovation Training – DRIT – Krijimi i urave duke u argëtuar dhe mësuar
2. OJQ Environmentally Responsible Action Group – ERA – Të mësojmë dhe eksplorojmë natyrën e Kosovës: Vullnetarizëm edukativ përmes edukimit mjedisor
3. OJQ Lëvizja Koha – Panairi i Shkencës dhe Kulturës
4. SHFMU “Hilmi Rakovica” – Matematika përmes lojës me aktivitete për përvetësimin e aftësive matematikore
5. SHFMU “Nazim Gafurri” – Të veprojmë së bashku për një mjedis të gjelbër e të shëndetshëm
6. SHFMU “Teuta” – Klasë verore