Kamp treditor në natyrë

Korrik dhe tetor  2015

Parku i Gërmisë, Prishtinë, Kosovë

Programet për 2015 tashmë kanë mbaruar – por nëse e pëlqeni faqen e TOKAs në Facebook, do të jeni të parët të dëgjoni për programet e radhës.

Nga data 2-4 tetor  2015, të rinjtë 13-14 vjeçar të Prishtinës  do ta kenë mundësinë të marrin pjesë në një kamp interaktiv që do t’i mundësoj atyre të:

  • Njoftohen me bukuritë natyrore të Kosovës
  • Njoftohen me moshatarët e tyre, krijojnë shoqëri të reja dhe shkëmbejnë përvoja me njëri-tjetrin
  • Zhvillojnë aftësi të reja që mund të jenë të dobishme për ta në të ardhmen (si të bëjnë video, të orientohen me hartë/kompas etj)
  • Zhvillojnë veten dhe aftësitë e bashkëpunimit në grup

Të gjitha këto përvoja do t’i shijoni falas duke i’u falënderuar përkrahjes së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës – ndërsa prioritet do të kenë kandidatët që janë të gatshëm të bëjnë punë vullnetare për qëllimet/organizatat bëmirëse të qytetit.

Ekipi realizues

Ky projekt është mundësuar me ndihmën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës. Projekti realizohet nga TOKA, në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina dhe World Wildlife Fund for Nature.