Të pëlqen të krijosh gjëra inovative?

Kënaqesh kur kalon kohë në natyrë me shokë e shoqe?

Don të mësosh si të bësh video dhe si të ndërtosh punime nga druri?

Atëhere e ke vendin në kampin ʺDESIGN FOR NATUREʺ!

ÇKA ËSHTË KAMPI ʺDESIGN FOR NATUREʺ?
DESIGN FOR NATURE është kamp veror për të rinjë nga Kosova ku kalohet një javë e paharrueshme.

Është vend ku do të bësh shokë e shoqe të reja, të krijosh punime nga druri dhe të argetohesh. Përveç argëtimit, do të zhvillosh shumë shkathtësi artistike dhe teknologjike të cilat do të të duhen në jetë.

MOSHA?
14-17 vjeç

KU DHE KUR?
Në Qendrën Rekreative Gërmia në Prishtinë. Me datën 18 deri 25 Gusht 2017.

PROGRAMI?
Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të gjithë të argëtohen dhe mësojnë përmes:
– Aktiviteteve socializuese
– Edukimit jo-formal
– Punimeve me dru
– Krijimit të videove
– Lojërave sportive – sikur ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
…dhe shumë eksperienca të tjera!

SA KUSHTON?
Një javë me të gjitha aktivitet, pajisjet, ushqimin dhe fjetjen kushton 69 euro.

Krejt çka duhet është të plotësoni formën poshtë ↓  deri me 3 gusht 2017.

Numër i limituar i bursave do të ju ofrohen kandidatëve që nuk kanë mundësi financiare.

PRITJET NGA JU?
Gjatë kësaj jave në kamp do të mësoni shumë, andaj presim nga ju që pas përfundimit të kampit këtë dije ta ndani me të tjerët përmes punës vullnetare në komunitetin tuaj.

KE NEVOJË PËR INFORMATA SHTESË?
Nëse keni ndonjë pyetje ju lutemi vizitoni FAQ ose na kontaktoni në camps@toka-ks.org

Për të parë se si duket një kamp i organizuar nga TOKA, klikoni këtu për foto dhe video.

Data
me rëndësi
1

Data e fundit për aplikim 3 Gusht 2017.

2

Email me dokumente për pranim 7 Gusht 2017.

3

Konfirmimi për pjesëmarrje në kamp 11 Gusht 2017

4

Instruksionet për paketim në kamp 15 Gusht 2017

KAMPI Changemakers

Aplikoni këtu deri me 10 Qershor 2017.

CRAZY FUN

Crucifix mustache fingerstache distillery. Kogi drinking vinegar vegan, chambray normcore four loko yr biodiesel bitters.

KAMPI GO WILD

Aplikoni këtu deri me 5 Korrik 2017.

KAMPI I DIASPorës

Aplikoni këtu deri me 10 Korrik 2017.

Kampi ``International``

Aplikoni këtu deri me 10 Korrik 2017.

KAMPI DESIGN FOR NATURE

Aplikoni këtu deri me 10 Korrik 2017.

[]
1
Emri & Mbiemri
0 /
Numri i telefonit
0 /
Qyteti ku banoni
0 /
Shteti ku banoni
0 /
Nëse keni ndonjë informatë shtesë, apo pyetje për ne – ju lutemi shënoni këtu.
0 /
Të gjithë aplikuesit për kamp kërkohet që të dërgojnë një video rreth 60 sekonda ose ese deri ne 500 fjalë që tregon se kush jeni ju dhe pse jeni të interesuar të merrni pjesë në kamp.Videot mund ti vendosni në keto platforma: 1. www.dropbox.com 2. www.wetransfer.com 3. www.google.com/drive/ 4. www.youtube.com
0 /
Previous
Next
Mbështetur nga: