Të pëlqen të eksplorosh vende të reja në Kosovë?

Dëshiron të njoftosh moshatarë nga shtetet e Europës dhe Amerikës?

Kënaqesh kur mëson për kultura të reja? Don të dish për çështje të ndryshme botërore?

Atëhere e ke vendin në kampin Ndërkombëtar TOKA!

ÇKA ËSHTË KAMPI ʺNDËRKOMBËTAR TOKAʺ?
Kampi Ndërkombëtar TOKA është kamp veror për të rinjë kosovarë dhe europian ku kalohet një javë e paharrueshme.

Është vend ku do të bësh shokë e shoqe të reja, do të mësosh për kultura dhe çështje të ndryshme botërore, si dhe do të vizitosh vende të ndryshme atraktive në Kosovë. Përveç argëtimit, do të zhvillosh shumë shkathtësi komunikimi të cilat do të të duhen në jetë.

MOSHA?
16-19 vjeç

KU DHE KUR?
Në Qendrën Rekreative Gërmia në Prishtinë. Me datën 5 deri 12 Gusht 2017.

PROGRAMI?
Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të gjithë të argëtohen dhe mësojnë përmes:
– Aktiviteteve socializuese
– Edukimit jo-formal
– Eksplorimit të vendeve natyrore dhe kulturore në Kosovë
– Lojërave sportive – sikur ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
…dhe shumë eksperienca të tjera!

SA KUSHTON?
Një javë me të gjitha aktivitet, pajisjet, ushqimin dhe fjetjen kushton 69 euro për pjesëmarrësit që vijnë nga vendet në zhvillim, dhe 169 euro për pjesëmarrësit që vijnë nga vendet e zhvilluara!

Krejt çka duhet është të aplikoni në formën më poshtë deri me 21 korrik 2017.

Numër i limituar i bursave do të ju ofrohen kandidatëve që nuk kanë mundësi financiare.

PRITJET NGA JU?
Kampi do të zhvillohët në gjuhën angleze, prandaj për të marrë pjesë në kampin Ndërkombëtarë TOKA, ju duhet të keni një nivel të mirë të gjuhës angleze.

Gjatë kësaj jave në kamp do të mësoni shumë, andaj presim nga ju që pas përfundimit të kampit këtë dije ta ndani me të tjerët përmes punës vullnetare në komunitetin tuaj.

KE NEVOJË PËR INFORMATA SHTESË?
Nëse keni ndonjë pyetje ju lutemi vizitoni FAQ ose na kontaktoni në camps@toka-ks.org

Për të parë se si duket një kamp I organizuar nga TOKA, klikoni këtu për foto dhe video.

KAMPI Changemakers

Aplikoni këtu deri me 10 Qershor 2017.

CRAZY FUN

Crucifix mustache fingerstache distillery. Kogi drinking vinegar vegan, chambray normcore four loko yr biodiesel bitters.

KAMPI GO WILD

Aplikoni këtu deri me 27 Qershor 2017.

KAMPI I DIASPorës

Aplikoni këtu deri me 10 Korrik 2017.

Kampi ``International``

Për pjesëmarrësit ndërkombëtar aplikoni këtu deri me 17 Korrik 2017.
Për pjesëmarrësit nga Kosova aplikoni këtu deri me 21 Korrik 2017.

KAMPI DESIGN FOR NATURE

Aplikoni këtu deri me 3 Gusht 2017.

Data
me rëndësi për pjesëmarrësit ndërkombëtarë
1

Data e fundit për aplikim 3 Korrik 2017.

2

Email me dokumente për pranim 5 Korrik 2017.

3

Konfirmimi për pjesëmarrje në kamp 10 Korrik 2017

4

Instruksionet për paketim në kamp 17 Korrik 2017

Data
me rëndësi për pjesëmarrësit nga Kosova
1

Data e fundit për aplikim 21 Korrik 2017.

2

E-maili konfirmues për pranim 25 Korrik 2017.

3

Konfirmimi për pjesëmarrje në kamp 31 Korrik 2017

4

Instruksionet për paketim në kamp 2 Gusht 2017

[]
1
Emri & Mbiemri
0 /
Numri i telefonit
0 /
Qyteti ku banoni
0 /
Shteti ku banoni
0 /
Nëse keni ndonjë informatë shtesë, apo pyetje për ne – ju lutemi shënoni këtu.
0 /
Të gjithë aplikuesit për kamp kërkohet që të dërgojnë një video rreth 60 sekonda ose ese deri ne 500 fjalë që tregon se kush jeni ju dhe pse jeni të interesuar të merrni pjesë në kamp.Videot mund ti vendosni në keto platforma: 1. www.dropbox.com 2. www.wetransfer.com 3. www.google.com/drive/ 4. www.youtube.com
0 /
Previous
Next
Përkrahur nga: