Kampi Ndërkombëtar Toka

Natyra nuk është vend për ta vizituar – është shtëpi” – Gary Snyder

“Kampi Ndërkombëtar Toka“ është kamp residencial njëjavor për të rinjtë ndërkombëtar dhe kosovar i cili do të organizohet në Parkun Gërmia, afër Prishtinës.

Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të mësojnë, zbaviten dhe t’i shërbejnë komunitetit përmes:

  • Socializimit e të rinjëve nga kultura dhe vende të ndryshme,
  • Aktiviteteve aktive dhe sportive, si hiking në natyrë dhe ngjitje në murin alpin,
  • Punës vullnetare në dobi të shoqërisë,
  • E shumë të tjera!

Kur dhe ku?
Ky kamp do të realizohet nga data 18 – 24 gusht 2016  në Parkun nacional Gërmia – Qendra Rekreative Rinore.

Mosha?
16-19 vjeç.

Sa kushton?

Nga pjesëmarrësit kërkohet një kontribut prej 50 euro, për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të ushqimit dhe fjetjes. Pjesën tjetër të kostove, duke përfshirë koston e programit dhe paisjeve, e mbulon TOKA.

Pagesa duhet të bëhet më së largu 3 ditë pas lëshimit të faturës nga TOKA.
Në rast se pjesëmarrësi/ja vendos të mos marrë pjesë në kamp, atëherë na njofton dhe kthimi i parave do të bëhet si në vijim:

  • 1 muaj para fillimit të kampit – kthehet 100% shuma e të hollave
  • 2 javë para fillimit të kampit – kthehet 50% shuma e të hollave
  • 1 javë para fillimit të kampit – nuk kthen të hollat.

Një numër i limituar i bursave do të ofrohet për kandidatët që dëshmojnë se kanë kushte të rënda ekonomike.

Po ashtu nga kandidatët kërkohet një depozit prej 25 euro si garancion për dëmët që mund të ndodhin përgjatë kampit. Këto të holla do te kthehen në fund të kampit nëse nuk është shkaktuar ndonjë dëm.

Nga të gjithë pjesëmarrësit pritet që të ofrojnë orë vullnetare në shërbim të komunitetit, gjatë ose pas përfundimit të kampit.

Ky kamp është ndërkombëtarë dhe do të mbahet në gjuhën angleze.
Nëse po ju pëlqen idea aplikoni këtu në gjuhën angleze deri më datën 14 Gusht, 2016.

Ky projekt realizohet nga OJQ TOKA me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund, Ministria e Punëvë të Jashtme të Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Nëse keni ndonjë pyetje, atëherë na kontaktoni në info@toka-ks.org

Për të pasur një ide se si duket një kamp i organizuar nga TOKA, atëherë kliko këtu për të parë galerinë me foto dhe video të kampeve të kaluara.

640x400rbf-logo_color_left_largestemaTOKA logo clear acronym onlyKomuna-e-Prishtines