Një prekje e natyrës i afron gjithë njerëzit e botës – William Shakespeare

‘Kampi Uji’ është kamp residencial pesëditor për fëmijet kosovar, i cili organizohet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Pjesëmarrësit  do të marrin pjesë në aktivitete që e rrisin vetëbesimin, aftësine për bashkëpunim me të tjerët, ndërsa poashtu do të mësojnë më shumë për natyrën në Gërmi dhe ambientin në përgjithësi.

Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të mësojnë dhe zbaviten përmes:

  • Njoftimit me bukuritë natyrore
  • Socializimit me moshatarët e tyre nga vende të ndryshme të Kosovës, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të shoqërive të reja
  • Zhvillimit të aftësive të reja që mund të jenë të dobishme për ta në të ardhmen
  • Aktiviteteve sportive – si ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
  • E shumë të tjera!

Kur dhe ku?
Ky kamp do të realizohet nga data 08 – 12 gusht 2016  në Parkun Gërmia – Qendra Rekreative Rinore.

Mosha?
10-13 vjeç.

Bursat?

Komuna e Prishtinës ka nderin t’i ofrojë  maksimum 15 bursa për nxënësit 10-13vjeç të Komunës së Prishtinës me sukses të shkëlqyeshëm në vitin shkollor 2015/6. 

Nga të gjithë pjesëmarrësit pritet që të ofrojnë orë vullnetare në shërbim të komunitetit, gjatë ose pas përfundimit të kampit.

Ky kamp përkrahet nga World Wide Fund for Nature, Rockefeller Brothers Fund dhe Komuna e Prishtinës.

Nëse po ju pëlqen ideja, atëherë aplikoni këtu deri më 5gusht 2016.

Nëse keni ndonjë pyetje, atëherë na kontaktoni në info@toka-ks.org

Për të pasur një ide se si duket një kamp i organizuar nga TOKA, atëherë kliko këtu për të parë galerinë me foto dhe video të kampeve të kaluara.

 

WWF_logo.svgrock-bros-logo
125px-Prishtina-StemaTOKA-logo-clear-acronym-only