Një prekje e natyrës i afron gjithë njerëzit e botës – William Shakespeare

‘Kampi Ajri’ është kamp residencial njëjavor për të rinjtë kosovarë i cili do të organizohet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që t’i thellojnë njohuritë e tyre për natyrën, konkretisht për Parkun e Gërmisë, të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe poashtu të zhvillojnë aftësi të reja përmes aktiviteteve të ndryshme që ofrohen në Kamp.

Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të mësojnë dhe zbaviten përmes_

  • Njoftimit me bukuritë natyrore të Kosovës
  • Socializimit me moshatarët e tyre nga vende të ndryshme të Kosovës, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të shoqërive të reja
  • Zhvillimit të aftësive të reja që mund të jenë të dobishme për ta në të ardhmen
  • Aktiviteteve sportive – si ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
  • E shumë të tjera!

Kur dhe ku?
Ky kamp do të realizohet nga data 06 – 12 korrik 2016  në Parkun nacional Gërmia – Qëndra Rekreative Rinore.

Mosha?
13-14 vjeç.

Bursat?

Komuna e Prishtines ka nderin t’i ofroj 12 bursa për kandidatët e parë që lajmerohen për të marrë pjesë në kampin veror Ajri, që do të mbahet nga 6-12 korrik ne Parkun Germia. Aplikoni sot deri ne oren 20.00. Pjesemarrja e juaj do te konfirmohet deri ne oren 22.00 sonte.’

Nga të gjithë pjesëmarrësit pritet që të ofrojnë orë vullnetare në shërbim të komunitetit, gjatë ose pas përfundimit të kampit.

Ky kamp përkrahet nga World Wide Fund for Nature, Rockefeller Brothers Fund dhe Komuna e Prishtinës.

Nëse po ju pëlqen ideja, atëherë aplikoni këtu deri ne oren 20.00. Pjesemarrja e juaj do te konfirmohet deri ne oren 22.00 sonte (5 korrik 2016).

Nëse keni ndonjë pyetje, atëherë na kontaktoni në info@toka-ks.org

Për të pasur një ide se si duket një kamp i organizuar nga TOKA, atëherë kliko këtu për të parë galerinë me foto dhe video të kampeve të kaluara.

wwf640x400rbf-logo_color_left_largeKomuna-e-PrishtinesTOKA logo clear acronym only