TOKA, me përkrahjen e kontribuesve të fushatës KosovaIdeas, ofron 20 bursa për pjesëmarrje në kampet verore të TOKAs 2017, për nxënësit e projektit ‘TOKA te TI’.

Secilës shkollë do t’i ofrohen 5 bursa, në bazë të këtyre kritereve:
– Pjesëmarrje të rregullt prej fillimit të projektit (max. 2 mungesa)
– Angazhim dhe përkushtim gjatë aktiviteteve, sidomos gjatë modulit të Shërbimit në Komunitet
– Bashkëpunim dhe respekt për të tjerët
– Në kuadër të aplikimit për bursë të kampeve, video ose shkrim që dëshmon motivimin maksimal për pjesëmarrje në kamp
– Te jeni në listën e rekomandimeve nga edukatorët e projektit
– Mosha adekuate për kamp, si dhe balansi gjinor

Të gjithë nxënësit e interesuar duhet të aplikojnë deri me 27 qershor për kampin që i intereson, përmes http://toka-ks.org/kampet-2017/.

Në aplikacion për kampin që ju e zgjedhni, ju lutem, përvec rubrikave tjera të obligueshme, patjetetër plotësoni këto si në vijim:

Lista me bursistët e kampeve do të postohet në këtë webfaqe dhe Facebook deri me 3 korrik.

Shënim: Shkollat pjesëmarrëse në projektin ‘TOKA te TI’: SHFMU “Hilmi Rakovica”, Kodra e Trimave; “Andon Zako Çajupi”, Bardhosh; “Ganimete Tërbeshi”, Llukar; dhe “Avni Rrustemi”, Mramur në Komunën e Prishtinës.