Bordi

 Dritoni Driton Hapçiu

Dritoni ka luajtur një rol kyç në fillimet e një numri të madh të organizatave të cilat janë tashmë të suksesshme, siq janë: KOHA Javore, RTV 21, Instituti i Informacionit dhe Teknologjisë– IPKO (Fondacioni IPKO dhe Instituti AUK), Ekonet (KS dhe AL).
Projektet e tij të fundit përfshijnë: RECURA (M&A; Menaxhimin e aseteve, Shërbimet këshilluese financiare), HARRISA (Kompania e testimit të sofware), PeshkuiArte.com (Reklama Online), CONCEPCION (Konsulencë për biznes dhe media sociale), SociaLive (Reklama të mediave sociale), dhe kohët e fundit si ridizajnues i modelit të biznesit CACTTUS (Edukimi CACTTUS dhe Zgjidhje të Biznesit CACTTUS) dhe në agjencinë e lajmeve KOSOVALIVE.

Aktualisht shëben si: Zyrtar i Strategjisë – CACTTUS. Drejtor Menaxhues HARRISA, anëtar i bordit në RECURA, anëtar i bordit në Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), Mentor i Rrjetit CEED dhe Mentor në ndërmarrjen EYE. Ai është gjithashtu njëri nga financuesit e Rrjetit të Engjëjve të Biznesit të Kosovës.

 Edoni Edon Abdullahu

Edoni është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Skards, një brez i ri botëror në internet i shërbimit për shtyp i cili ofron çmime dizajnuese konkurruese dhe zgjidhje të shtypura për bizneset e vogla në mbarë botën.

Ai është themelues edhe i Lisa MD (Marketing dhe Shpërndarje), një kompani me bazë në internet e cila zhvillon web – faqet informative kryesisht për udhëtim dhe për tregun e pasurive të patundshme. Aktualisht i menaxhon mbi 100 web – faqe.

Në vitin 2007, sa ishte ende në të njëzetat, ishte bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Ntelecom. Kompania ofron shërbime Voip me shumicë në tregun ndërkombëtar, duke u bërë një bartës i njohur në Evropë.

Anne  Anne Peymirat

Anne Peymirat është autore dhe trajnere e prindërve. Përgjatë 8 viteve të fundit ka ndihmuar mbi 2000 prindër që të kthehen në shtëpi dhe të kenë një jetë më të qetë familjare. Ajo gjithashtu punon me kompani të mëdha (BNPParibas, Total, EDF, Accenture,…) në përfshirjen dhe diversitetin e programeve të tyre. Ajo jep frëngjisht dhe anglisht për prindërit që punojnë. Ajo është autore e librit të suksesshëm “Je gère” (unë menaxhoj) i publikuar nga Editions Firs.

Më parë ajo ka punuar për Accenture për 15 vite. Ajo menaxhoj ekipe të mëdha për të zhvilluar programe transformuese për institucionet financiare në Francë, Malajzi dhe Britani të Madhe.

Ajo diplomoj në HEC Paris dhe ka një diplomë të CEMS. Është nënë e 4 fëmijëve të moshes 15,12, 7 dhe 3.

Arnaud  Arnaud Le Masne de Chermont

Arnaud ishte njëri nga punëtorët e parë në Egencia, kompani që është bërë drejtuese kyçe për përfitimet Expedia Inc vitet e fundit. Ai ka përvojë më shumë se 12 vite në vendosjen e zgjidhjeve të kompanisë për partneritet të ngushtë me klientët, që përfshijnë Pepsico, IKEA and Volvo.

Gjatë qëndrimit të tij, Arnaud ka drejtuar Shitjet Globale & Menaxhimin e Llogarive, Këshillues, Aktivitetet e Produkteve të Marketingut në gjithë Evropën.

Arnaud diplomoj në I’ESSCA në vitin 1999 në fushen e Biznesit dhe Ekonomisë.

Ai ka qenë i përfshirë në projekte bamirësie për më shumë se 10 vite, kryesisht në Afrikë. Ai është një guitarist entuziast dhe muzikant, që i pëlqen të udhëtojë në botë.