TOKA është duke kërkuar një Menaxher/e Senior/e të Granteve dhe Programit.
Menaxheri/ja Senior/e e Granteve dhe Programit do të jetë përgjegjës/e për të siguruar që programet e Edukimit Jo-formal të TOKAs të zhvillohen, planifikohen dhe zbatohen në përputhje me qëllimet organizatës dhe zotimet e granteve. Ky rol përfshin menaxhimin e burimeve financiare dhe njerëzore, me fokus në menaxhimin e granteve, udhëheqjen e ekipit, zbatimin e projekteve, raportimin tek donatorët, dhe ndërtimin e partneriteve.
Për të lexuar më shumë rreth pozitës ju lutemi shkarkoni dokumentin më poshtë.
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni Formularin e Aplikimit dhe bashkangjitni CV-në dhe letrën e motivimit deri më 23 Shtator 2024.
Ju lutemi vini re se intervistat do të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Rreth TOKA
TOKA është themeluar në vitin 2013, është organizatë jofitimprurëse me bazë në Kosovë, e cila kontribuon në zhvillimin e Kosovës duke investuar në rininë e saj. Ne fokusohemi tek të rinjtë me të cilët vijnë nga zonat me kushte të pafavorshme dhe ofrojmë programe të edukimit dhe vullnetarizmit që i ndihmojnë këta të rinj të zhvillojnë shkathtësitë e shekullit 21.TOKA është organizata Nr.1 vullnetare në Kosovë, me mbi 1000 vullnetarë të angazhuar çdo vit – dhe është partner afatgjatë i qeverisë lokale në fushën e arsimit, punës me të rinjtë dhe trajnimin e mësimdhënësve. TOKA është kryesuese e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ për Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe përfaqësuese e Kosovës në rrjetin SAME.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.