Kampet verore të TOKAs janë kampe rezidenciale të cilat mbahen në lokacione të ndryshme brenda dhe jashë Kosovës.
Qëllimi i kampeve është fuziqimi dhe inspirimi i të rinjëve të mësojnë shkathtësi të reja, të kujdesen për mjedisin dhe kontribuojnë për të mirën e komunitetit të tyre. Këtë e arrijmë përmes aktiviteteve dhe lojërave të ndryshme që i zhvillojmë gjatë gjithë javës në kamp. Në kampet e TOKAs, ju do të keni mundësin të shijoni ecjen në natyrë, të zhvilloni lojëra të ndryshme që stimulojnë punën në grup, krijoni shoqëri të reja dhe kaloni një kohë relaksuese afër zjarrit të kampit, duke shikuar yjet nën qiellin e hapur.
Kampet e TOKAs janë të hapura për pjesëmarrës të gjinive, etnive, kushteve socio/ekonomike, aftësive fizike dhe nacionaliteteve të ndryshme.
Mosha e pjesëmarrësve definohet sipas kampit. Zakonisht pjesëmarrësit i përkasin moshës prej 14-19 vjeçare.
Kjo varet nga programi i Kampit, por zakonisht zgjatë 3 deri 10 ditë.
Varësi nga programi, zakonisht janë rreth 40 pjesëmarrës në një Kamp.
Për vitin 2023, të gjitha Kampet do të mbahen në Kampusi Loyola, në Komunën e Prizrenit.
Në çdo kamp TOKA është përgjegjëse për krijimin dhe organizimin e programit, i cili do të drejtohet nga edukatorë vendas dhe ndërkombëtarë.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve bëhet duke u bazuar në këto kritere:
– Mosha – pjesëmarrësit duhet të jenë në moshën e paraparë me kamp.
– Gjinia – çdo kamp i TOKAs synon përfaqësim të barabartë të vajzave dhe djemve.
– Motivimi – TOKA u jep përparësi pjesëmarrësve që tregojnë më shumë motivim për të qenë pjesë e kampeve. Kjo është arsyeja pse ne u kërkojmë të gjithë aplikantëve të dorëzojnë një video ose një ese deri në 500 fjalë duke shpjeguar motivimin e tyre për t’u bashkuar.
– Gatishmëria për të bërë punë vullnetare – TOKA i vlerëson dhe dëshiron t’i përkrahë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë që Kosova të jetë një vend më i mirë. Në aplikime kanë përparësi ata kandidatë të cilët janë vullnetarë aktivë të TOKAs gjatë vitit 2023.
– Diversiteti – ne besojmë se programi më i begatshëm është ai ku pjesëmarrësit kanë mundësinë të mësojnë nga njëri tjetetri. Andaj, gjatë përzgjedhjes së kandidatëve mundohemi që të kemi poashtu pjesëmarrës me prejardhje/histori të ndryshme.
Zakonisht do t’ju lajmerohemi së paku një javë para fillimit të Kampit.
Po, ju mund të aplikoni në më shumë se një kamp. Por, për shkak të interesimit të madh, TOKA do t’ju ofrojë mundësi të merrni pjesë vetëm më një Kamp.
Kampet 2023 janë FALAS për të gjithë pjesëmarrësit. Aplikimet me përparësi janë ato nga vullnetarët aktivë të TOKAs gjatë vitit 2023.
VENI RE: Transporti deri në lokacionin e Kampit nuk mbulohet nga TOKA për asnjë pjesëmarrës, dhe duhet të sigurohet nga Kampisti/prindërit.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur nën moshen 18 vjeçare janë të obliguar që ta dërgojnë aprovimin e prindit, të nënshkruar para fillimit të kampit, përndryshe nuk mund të marrin pjesë në kamp. Autorizimi i prindit do të ju dërgohet pjesëmarrësve pasi ata të jenë pranuar në kamp.
Në shumicën e kampeve do të përdoret gjuha shqipe, me përjashtim të Kampit HEARMI dhe Kampit SMART që do të jenë në gjuhën angleze.
Secili Kamp e ka fokusin e vet tematik, po të gjitha i kanë disa elemente të përbashkëta:
Për detaje individuale të Kampeve, vizitoni webfaqen e TOKAs dhe aplikoni.
Në Kamp ju do ta ndani dhomën me disa Kampistë të tjerë, të gjinisë së njejtë.
Sa i përket ushqimit, TOKA i siguron tre shujtat kryesore (mëngjesi, dreka, darka), si dhe dy pauza brenda ditës me ushqime te lehta freskuese.
Të gjitha materialet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve brenda Kampit i siguron TOKA.
Para ardhjes në Kamp, ne poashtu do t’ju dërgojmë një dokument udhëzues me rekomandime për veshmbathje, sanitari etj – që zakonisht ju duhet në Kamp.
Po, ju mund të aplikoni nëse tashmë nëse keni qenë pjesë e kampeve në të kaluarën.
Në përgjithësi pjesëmarrësit nuk kanë nevojë të shpenzojnë mjete financiare gjatë kampit. Megjithatë, ju duhët të sjellni një depozit prej 25 Euro si garancion për dëmet që mund të shkaktoni në kamp. Këto mjete do t’ju kthehën në fund të kampit nëse nuk keni shkaktuar ndonjë dëmtim.
TOKA do të mbuloj tri shujta në ditë për pjesëmarrës. Ne ju rekomandojmë pjesëmarrësve të sjellin ushqime të lehta dhe thata me vete të cilat mund t’i mbajnë në kabinat e tyre. TOKA mundohet të akomodoj nevojat dietale të secilit pjesëmarrës, prandaj ju lutemi na informoni më kohë nëse keni ndonjë kërkesë për ushqim.
Kontakti: Nëse keni ndonjë pyetje, na kontaktoni në:
Telefon: +383 49 569 800 (WhatssApp/Viber)
Email: camps@toka-ks.org
Facebook https:/www.facebook.com/OJQTOKA
Instagram https://www.instagram.com/ojq.toka/
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.